U përpoq ta mbante të fshehtë, por zbulohen detajet e dasmës së Jona Spahiut – AlpeGossip
U përpoq ta mbante të fshehtë, por zbulohen detajet e dasmës së Jona Spahiut

U përpoq ta mbante të fshehtë, por zbulohen detajet e dasmës së Jona Spahiut

Prej disa kohësh, moderatorja e njohur shqiptare, Jona Spahiu është përfolur se do të zyrtarizojë me martesë lidhjen e saj të dashurisë me Frenkli Ymerin. Pavarësisht se ajo është munduar ta mbajë të fshehtë këtë lajm dhe madje nuk ka reaguar aspak ndaj këtyre thashethemeve, më në fund nuk ka rezistuar dhe gjithçka tashmë është publike.

Mbrëmjen e djeshme Jona publikoi në profilin e saj në Instagram ftesat që do i shpërndahen të ftuarve. Menjëherë pas këtij sinjali të parë, kanë qenë dy moderatorët e emisionit “Pop Culture”, Klevi Kadilli dhe Dojna Mema, ata të cilët kanë zbuluar disa detaje nga dasma e Jonës, e cila do të zhvillohet shumë shpejt.

Sikurse u tha edhe në “Pop Culture” dasma e Jonës dhe Frenklit do të organizohet në datën 10 qershor dhe do të jetë një ceremoni shumë private. Në të do të marrin pjesë vetëm miqtë dhe familjarët më të afërt të çiftit.

Klevi Kadilli dhe Dojna Mema zbuluan se Jona është shprehur se dasma e saj nuk do të ketë të ftuar personazhe VIP dhe do të zhvillohet larg syrit të publikut dhe të mediave.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë një burim për “Iconstyle.al” konfirmoi edhe faktin se Jona është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.