Vithet e mëdha në Instagram qenkan gënjeshtër: Trajnerja zbulon sekretin (FOTO) – AlpeGossip
Vithet e mëdha në Instagram qenkan gënjeshtër: Trajnerja zbulon sekretin (FOTO)

Vithet e mëdha në Instagram qenkan gënjeshtër: Trajnerja zbulon sekretin (FOTO)

Pasi Kim Kardashian i bëri kaq të famshme, vithet e mëdha i sheh kudo. Mirëpo, ka raste kur në foto duken më të kolme seç janë realisht. Një trajnere fitnesi zbulon për ndjekësit e saj në Instagram disa nga hilet që përdoren rëndom, në mënyrë që vithet dhe kofshët të duken më të mbushura.

 

Sophie Allen, eksperte e fitnesit, ka postuar për 167 mijë ndjekësite saj tri foto të shkrepura njëra pas tjetrës.

“E shihni miq që në foton e parë dukem paksa e dobët, më pas kam një trup normal, ndërsa tek e treta shihni super vithe?”, shkruan ajo teksa demostron diferencën që bën këndi nga ku kapet fotoja.

Trajnerja poston vazhdimisht foto për të ilustruar idenë se jo përherë gjërat jane siç duket, ose të paktën aq sa duken.

“Qëllimi im është t’i inkurajojë njerëzit. Ata, ndërkohë që punojnë për ta transformuar trupin e tyre, duhet ta duan atë, pasi edhe ai më perfekti, që duket pa asnjë defekt, nuk është i tillë në të gjitha këndet dhe ndriçimet”, shton 27-vjeçarja.