Morgan Freeman: Nuk kam abuzuar SEKSUALISHT me asnjë grua. Unë… – AlpeGossip
Morgan Freeman: Nuk kam abuzuar SEKSUALISHT me asnjë grua. Unë…

Morgan Freeman: Nuk kam abuzuar SEKSUALISHT me asnjë grua. Unë…

Morgan Freeman ka kërkuar një falje të dytë pasi 8 femra e akuzuan për ngacmime seksuale ose sjellje të pahijshme. Aktori tha se veprimet e tij nuk mund të barazohen me incidentet e sulmeve seksuale apo abuzimeve në vendin e punës.
“Unë jam i shkatërruar se 80 vjet të jetës sime janë në rrezik të minohen’, tha ai.

“Të gjitha viktimat e sulmeve dhe ngacmimeve meritojnë të dëgjohen dhe ne duhet t’i dëgjojmë, por nuk është e drejtë të barazojmë incidente të tmerrshme të sulmeve seksuale me komplimente apo me shaka. Unë e pranoj që jam një njeri që përpiqet ti bëjë burrat apo gratë të ndjehen të vlerësuar dhe të qetë pranë meje. Dhe si pjesë e kësaj shpeshherë kam bërë shaka me gratë dhe i kam komplimentuar, duke e menduar thjesht si shaka”, thotë ai.

Freeman u shpreh se ndoshta gjërat nuk janë marrë në mënyrën sesi ai i ka menduar.

“Kam kërkuar falje të enjten dhe do të vazhdoj të kërkojë falje për këdo që kam mërzitur, edhe pse padashje.”

Por aktori për bëri të qartë se nuk ka ofruar punësim në këmbim të seksit.

“Por unë gjithashtu dua të jem i qartë: Nuk kam krijuar mjedise të punës të pasigurta, nuk kam sulmuar gratë, nuk kam ofruar punësim apo rritje në karrierë në shkëmbim të seksit. Çdo spekulim që unë e kam bërë këtë gjë është i rremë.”

Akuzat nga fituesit të çmimit Oskar janë të fundit midis një vale të madhe akuzash kundër aktorëve, regjisorëve dhe agjentëve që kanë ngritur Hollyëood, duke çuar në disa raste në dorëheqje apo pezullim të projekteve.

Të enjten, manjati i filmit Harvey Ëeinstein u akuzua për përdhunim dhe krime të tjera seksuale. Akuza të ngjashme kanë përfshirë edhe burrat në politikë dhe biznes dhe kanë frymëzuar një lëvizje të mediave sociale #MeToo nga viktimat që ndajnë historitë e tyre të ngacmimit seksual ose abuzimit.

CNN raportoi të enjten se ka folur me 16 persona si pjesë e hetimit të tij ndaj 80-vjeçarit, disa prej të cilëve pretenduan gjithashtu sjellje të papërshtatshme nga Freeman në kompaninë e tij të prodhimit Revelations Entertainment.

CNN tha se 8 gra ishin pjesë e ngacmimeve seksuale apo sjelljeve të papërshtatshme të Freeman në ambientet e punës. Ndërsa 8 të tjerë ishin dëshmitarë të sjelljeve të tij.