Njihet si vajza rebele që bën gjithcka dëshiron, pa patur frikë. Aktorja Ana Lika është bërë e njohur për natyrën e saj të clirët që dhuron humor për publikun.
Në orët e para të ditës së sotme Ana ka filluar të festojë 25-vjetorin e ditëlindjes me një festë të madhe ku ka mbledhur miqtë e saj më të ngushtë, ndër të cilat ishin edhe vajza të tjera të ekranit si Kejvina Kthella ,Einxhel Shkira dhe tezja e saj këngëtarja Ingrit Gjoni.
Të ftuarat ishin veshur të gjitha me të bardha , ndërsa Ana kishte zgjedhur një fustan të shkurtër të zi.
Ajo çfarë na ra në sy tjetër ishte dekorimi i ambientit i gjithi me rozë, nga lulet, tollumbacet dhe torta e ditëlindjes.
Ana dukej mjaft e lumtur mes miqve dhe festimet kanë vazhduar deri në mëngjes./AlpeNews.al