Kylie Minogue, ‘e madhja-e vogla’ ikonë e popit, mbush 50 vjeç – AlpeGossip
Kylie Minogue, ‘e madhja-e vogla’ ikonë e popit, mbush 50 vjeç

Kylie Minogue, ‘e madhja-e vogla’ ikonë e popit, mbush 50 vjeç

Tridhjetë e një vite karrierë dhe 90 milionë disqe të shitur.

Kylie Minogue, e gjatë vetëm 1m e 52cm, feston 50 vjetorin e lindjes.

Këngëtarja, lindur në Melburn të Australisë më 28 Maj të 1968s, ka pak kohë që ka nxjerrë albumin ‘Golden’, që shënon suksesin e radhës, që nga suksesi ndërkombëtar në 2001-shin me këngën “Can’t Get Out of My Head”.

Karriera e Kylie nisi kur ajo ishte vetëm 11 vjeç, kur shfaqet në serialin televiziv “Skyways”, por fama erdhi falë soap operas “Neighbours”, ku luan përkrah Russel Crowe dhe Nathalie Imbruglia, duke siguruar kështu audiencë marramendëse.

Albumi i saj i parë me titull “Kylie” u shit në 14 milionë kopie, ndërkohë që, larg reflektorëve, ajo nis një marrëdhënje me Michael Hutchence, lideri i grupit Inxs.

Më pas realizon bashkëpunimin e suksesshëm me Nick Cave “When the Wild Roses Grow”, por fundi tragjik i të dashurit të saj Hutchence e bën të kalojë në depresion.

Rreth vitit 2000 vijnë duetet me Pet Shop Boys dhe Robbie Williams, duke e bërë të afrohej me ritmet ‘dance’ dhe duke e bërë të realizonte turne spektakolarë dhe video të mrekullueshme.

Por hiti që e shndërroi në një divë ndërkombëtare të muzikës ishte hiti “Can’t Get Out of My Head”, në 2001-shin, që u luajt në mbarë botën dhe u rendit e para në 40 vende të botës dhe u shit në plot 10 mijë kopje.

Në kulmin e suksesit botëror, vjen një lajm shokues në 2005n: Ajo duhej të kurohej për një tumor në gji.

Rikthehet në skenë dy vjet më vonë, edhe më e fortë se më parë.

“Diagnostikimi me kancer është gjëja më e tmerrshme që mund të të ndodhë, por ka diçka të mirë: të ndryshon dhe ndryshon mënyrën e këndvështrimit të njerëzve drejt teje”, tregon aso kohe Kylie.

Në vitet pasardhës realizon duete me Coldplay dhe me Laura Pausinin; i lejon vetes të shfaqet në disa prodhime kinematografike si: “Moulin Rouge” ndërkohë që vazhdon të udhëtojë nëpër botë me turneun e saj dhe bëhet nje sipërmarrëse në botën e kozmetikës.

Nuk braktisi kurrë mbështetjen e saj ndak komunitetit LGBT dhe luftës kundër Aids.

Në Melbourne i kanë dedikuar një statujë, në Francë është emëruar ‘Kalorëse e artit dhe muzikës’, në Angli ka marrë titullin ‘Zyrtare e Perandorisë Britanike’

Lidhja e saj e fundit në çift ishte me aktorin britanik Joshua Sasse, lidhje kjo që përfundoi më 2017.