“A do ti bësh Amelit një motër ose vëlla”/ Miram Cani flet për fëmijën e dytë… – AlpeGossip
“A do ti bësh Amelit një motër ose vëlla”/ Miram Cani flet për fëmijën e dytë…

“A do ti bësh Amelit një motër ose vëlla”/ Miram Cani flet për fëmijën e dytë…

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të njohur e më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Prej vitesh ata kanë rrëmbyer zemrat e publikut jo vetëm me këngët e shumta, por edhe me marrëdhënien e tyre të dashurisë.

Natën e sotme, Miriami ishte e ftuar në ‘Kurthin e Piter Pan’, ku tregoi për marrëdhënien e saj me Albanin dhe jetën e tyre me Amelinë, vogëlushen që çifti ka sjellë në jetë.

E pyetur nga vogëlushët nëse Miriami do të ketë një fëmijë tjetër, ajo tregon se nuk është ende gati, por në të ardhmen do i bëjë vajzës së saj Ameli, një motër ose një vëlla.

A do i bësh Amelit një “dhuratë” tjetër? Ndonjë motër, ose vëlla?

-Besoj se po, një ditë, ende nuk jam gati. Por një ditë do i bëj një motër ose vëlla.