Ju kishte munguar?! Marina Vjollca do të rikthehet për t’ju mbajtur gozhduar para ekranit – AlpeGossip
Ju kishte munguar?! Marina Vjollca do të rikthehet për t’ju mbajtur gozhduar para ekranit

Ju kishte munguar?! Marina Vjollca do të rikthehet për t’ju mbajtur gozhduar para ekranit

Kanë kaluar 4 muaj që nga përfundimi i spektaklit “C’est la vie”, i prezantuar nga Marina Vjollca në periudhën kohore nga nëntor 2017 deri në janar të këtij viti.

Duke qenë një nga prezantueset e preferuara të publikut, Marina padyshim i ka munguar ekranit.

Ajo ka vazhduar të jetë e shumë komentuar në media e rrjete sociale, por më së shumti për jetën private. Po me anën profesionale ç’po ndodh?

Burime të “Xing.al” bëjnë me dije se Marina vazhdon të shkojë shpesh në ambientet e televizionit Klan për të punuar.

Mirëpo nuk dihet ende nëse po punon për sezonin e dytë të “C’est la vie” apo së shpejti do e shohim me emision të ri. Cilado alternativë qoftë, e sigurtë është që Marina do na mbajë gozhduar para ekranit me rikthimin e saj.