Ka marrë fund! Ish-mikesha e ngushtë e Dafina Zeqirit flet për herë të parë për sherrin me të – AlpeGossip
Ka marrë fund! Ish-mikesha e ngushtë e Dafina Zeqirit flet për herë të parë për sherrin me të

Ka marrë fund! Ish-mikesha e ngushtë e Dafina Zeqirit flet për herë të parë për sherrin me të

Miqësia mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe stilistes Lia Stublla, dukej se nuk do të përfundonte kurrë.

Mirëpo pas largimit të Dafinës në SHBA, mediat raportuan se dy vajzat ndërprenë çdo marrëdhënie me njëra-tjetrën. Zërat u përforcuan pasi stilistja kosovare, nuk ia besoi imazhin e kompanisë më këngëtares Dafina Zeqiri.

E ftuar në emisionin “Rudina”, stilisja Lia Stublla foli për herë të parë për marrëdhënien me këngëtaren.

“Dafina ka qënë dhe është një artiste shumë e madhe dhe gjithmonë jam kujdesur t’i ofroj një kujdes të veçantë. Në çdo sezon, stilonim më shumë se 60 deri në 70 koncerte për Dafina Zeqirin.” – tregoi stilistja.

 

“Dafina momentalisht ka shumë sukses, ashtu siç edhe LS është duke pasur sukses. Kështu që po shijojmë sukseset ndarasi. Ne ndihmuam njëra-tjetrën në kohën kur kishim nevojë.” – përfundoi Lia Stublla, duke konfirmuar se ajo dhe Dafina nuk janë më mikesha.