Të pashpirt! Tre artistët e famshëm shqiptarë sapo zbuluan se janë tallur me ndjenjat tona – AlpeGossip
Të pashpirt! Tre artistët e famshëm shqiptarë sapo zbuluan se janë tallur me ndjenjat tona

Të pashpirt! Tre artistët e famshëm shqiptarë sapo zbuluan se janë tallur me ndjenjat tona

Për një nga gjërat që është komentuar më shpesh këngëtari shqiptar Gena ishte paraqitja e tij me flokët e gjatë dhe kaçurrela. Por të gjithë menduam dje se nuk do ta shikonim më me këtë look, derisa kuptuam sot se e gjitha ishte një “shaka pa kripë”.

Ishte këngëtarja Big Mama e cila përmes një video në Instastory tregoi se ai po i pret flokët si pasojë e humbjes së një sfide.

Moderatori i njohur Labinot Gashi duket në video duke i prerë flokët këngëtarit ndërkohë që Big Mama dëgjohet të thotë: “Genës i shkuan flokët. Imazhi i ri i Genës me flokë të shkurtra. Gena për hajër”.

Por e gjitha ka qenë një shaka, pasi Big Mama pozoi me këngëtarin mbrëmjen e djeshme dhe flokët e gjatë kaçurrela janë shumë të dukshme.