Cili është bashkëpunimi i ëndrrave për Dua Lipën?
Në një intervistë për “Copa 90”, këngëtarja me origjinë shqiptare i habiti të gjithë me përgjigjen e saj.
“E di çfarë, do të doja shumë të bëja një album me Kevin Parker nga Tame Impala. Thjesht mendoj se ai është shumë i mirë”, – është shprehur këngëtarja e hitit “IDGF”.
Kevin Parker është një këngëtar Australian, nstrumentist, tekstshkrues , producent, i njohur si vocalist i grupit “Tame Impala”. Ai është vlerësuar me dy çmime të rëndësishme në vitin 2015 si “Producenti i Vitit” dhe “Hiti i vitit” në ARIA Music Awards.
Artistja e “New Rules”, këtë e ka pohuar gjatë një interviste para performancës së saj të fundit në hapjen e finales së Kampionëve të UEFA-s, mes Real Madridit dhe Liverpoolit.