Pas suksesit me këngën “Dua”, Enca zbulon projektin e radhës (FOTO/VIDEO) – AlpeGossip
Pas suksesit me këngën “Dua”, Enca zbulon projektin e radhës (FOTO/VIDEO)

Pas suksesit me këngën “Dua”, Enca zbulon projektin e radhës (FOTO/VIDEO)

Këngëtarja shumë e komentuar në mediat rozë Enca Haxhia duket se shumë shpejt do të sjellë hitin e saj veror. Vetëm pak kohë pasi publikoi këngën “Dua” këngëtarja njoftoi nëpërmjet Instagramit se po punonte në studio për projekte të reja.

Para pak orësh ajo ka zbuluar titullin dhe një frazë të shkurtër nga kënga, që tingëllon tepër ritmike.

“Shumë e nxehtë… Alamet…Unë me i fol s’di a t’kanë lënë mendtë” – ka shkruar Enca në fotot e postuara në Instastory duke treguar qartë frazën shkëputur nga kënga që pritet të publikojë.