NA HABITI! E lodhur dhe me rrathët e zinj poshtë syve, Luana Vjollca del pa pikë makeup (FOTO) – AlpeGossip
NA HABITI! E lodhur dhe me rrathët e zinj poshtë syve, Luana Vjollca del pa pikë makeup (FOTO)

NA HABITI! E lodhur dhe me rrathët e zinj poshtë syve, Luana Vjollca del pa pikë makeup (FOTO)

Duke qenë çdo ditë në qendër të vëmendjes, vajzat e ekranit me apo pa dëshirë detyrohen të shfaqen gjithnjë me makeup dhe të kuruara dhe e njëjta gjë ndodh edhe me Luana Vjollcën. Mirëpo për këtë shkak shpesh është vënë në diskutim bukuria e saj natyrale duke u përfolur edhe për operacione plastike.

Megjithatë Luana ka vendosur që sot t’ja mbyllë gojën të gjithëve duke postuar një foto pa pikë makeupi. Këngëtarja shfaqet në ashensor e veshur me një palë kominoshe ngjyrë blu dhe flokët e lëshuar.

Në përshkrimin e fotos Luana shkruan se nuk ka vendosur makeup dhe nëse e zmadhoni imazhin shihet që këngëtarja shfaqet pak e lodhur, me rrathë të zinj poshtë syve.