Pas pjesëmarrjes në Eurovision, Eugent Bushpepa bën ndryshimin drastik në pamje: Kur i thua më hiq… – AlpeGossip
Pas pjesëmarrjes në Eurovision, Eugent Bushpepa bën ndryshimin drastik në pamje: Kur i thua më hiq…

Pas pjesëmarrjes në Eurovision, Eugent Bushpepa bën ndryshimin drastik në pamje: Kur i thua më hiq…

Pas pjesëmarrjes në Eurovision 2018, talenti i këngëtarit Eugent Bushpepa kapërceu kufijtë shqiptarë. Ai u vlerësua jo vetëm për vokalin e tij tejet të fuqishëm, por edhe paraqitjen e tij në këtë kompeticion.

Madje, Eugenti u vlerësua si një ndër meshkujt më simpatikë në Eurovision 2018.

Mirëpo tashmë që gjithçka përfundoi, këngëtari i hitit “Mall” ka nisur pushimet. Duket se Eugenti ka vendosur të ndryshojë pamje dhe ka shkurtuar flokët, teksa shfaqet në një foto buzë detit me modelin e ri të flokëve.

 

 

“Kur i thua berberit më hiq vetëm majat dhe detyrohesh të shkosh në plazh të skuqesh tullën!” – shkruan Eugent Bushpepa në profilin e tij në “Instagram”.

Më poshtë, shihni transformimin ndër vite të këngëtarit: