Turjan Hyska e paska ndarë mendjen: Jemi duke punuar, dua të bëj 8 fëmijë me Orindën… – AlpeGossip
Turjan Hyska e paska ndarë mendjen: Jemi duke punuar, dua të bëj 8 fëmijë me Orindën…

Turjan Hyska e paska ndarë mendjen: Jemi duke punuar, dua të bëj 8 fëmijë me Orindën…

Pas dasmës me Orinda Hutën, moderatori i njohur Turjan Hyska ka shprehur dëshirën për t’u bërë baba.

Në intervistat e mëparshme, Turi e ka thënë se në momentin që do të ketë lajm të ri për këtë gjë, do ta tregojë menjëherë.

Por të shtyrë nga kurioziteti, të gjithë duam të dimë dëshirat e çiftit të famshëm. Në një intervistë për “Panoramën”, moderatori tregoi planet për të bërë 8 fëmijë.

“E kam thënë. Duke punuar jemi”, u shpreh ai.

Turi shtoi se është në punë e sipër për të zgjeruar familjen dhe se martesa nuk ka ndryshuar asgjë në jetën e tyre.

“Ne kemi vite bashkëjetesë dhe për hir të së vërtetës, s’ka asnjë ndryshim”.

Sa i përket muzikës, duket se Turi është divorcuar përfundimisht nga ajo:

“Nuk besoj se do i kthehem më”.