Shokojnë fansat e Michael Jackson: Vdekja e yllit një mashtrim i “The Simpsons” – AlpeGossip
Shokojnë fansat e Michael Jackson: Vdekja e yllit një mashtrim i “The Simpsons”

Shokojnë fansat e Michael Jackson: Vdekja e yllit një mashtrim i “The Simpsons”

Fansat e Michael Jackson mendojnë, që vdekja e tij është një mashtrim i parashikuar nga Simpsons.

Ata që merren me konspiracion, janë të bindur se vdekja e Mbretit të Popit, Michael Jackson është e rremë dhe se ata e kanë zbuluar këtë në një pjesë tek filmi i famshëm i animuar, “The Simpsons”.

Në episodin “Stark Raving Dad”, Homer është dërguar aksidentalisht në një spital psikiatrik, në të cilën ai ndan një dhomë me një person me emrin Leon Kompowsky, i cili thotë se është një këngëtar.

Jackson në fakt ka marrë pjesë në këtë episod, i cila është shfaqur në vitin 1991, në sezonin e tretë të filmit të animuar, duke folur me zërin e Kompowsky.

Kur Homer është deklaruar i shëndetshëm dhe është larguar nga spitali, ai e fton Kompowskyn që të vijë e qëndrojë në shtëpinë e tij, në Springfield.

Ai gënjehet duke menduar se Kompowsky është Jackson i vërtetë dhe Bart shpërndan lajmin. Pas kësaj me mijëra fansa shkojnë para shtëpisë së tij në Springfield, por entuziazmi bie shpejt, kur Homer e fton Kompowskyn dhe të gjithë e kuptojnë, që kjo është një gënjeshtër.

Më vonë në të njëjtin episod, një gazetë që thotë “Michael Jackson Hoax” ishte lënë në derën e shtëpisë së Simpsons.

Simpsons kanë parashikuar edhe disa raste të tjera, që kanë ndodhur më vonë gjatë viteve. Si shembull po ju përmendim zgjedhjen e Donald Trump, president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo edhe sulmet terroriste të vitit 2001, ose skandalin e korrupsionit në FIFA.