Rusi 2018, gazetaret e sportit në luftë për audiencë gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit – AlpeGossip
Rusi 2018, gazetaret e sportit në luftë për audiencë gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit

Rusi 2018, gazetaret e sportit në luftë për audiencë gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit

Prej vitesh, vajzat simpatike të ekranit i janë përkushtuar sportit me emisione të dedikuar diskutimeve për ndeshje dhe futbollistë. Ato kanë arritur të fitojnë zemrat e sportdashësve, disa me sharmin e të tjera me moderimin.

Në një botë ku meshkujt shihen si simboli i futbollit dhe të vetmit që arrijnë ta kuptojnë atë, këto vajza kanë arritur të tërheqin kryesisht vëmendjen e tyre. Të bukura, me klas apo seksi, prezantueset sportive që po mbajnë audiencën mashkullore të gozhduar para ekranit, po bëjnë konkurrencë kush e kush të fitojë më shumë publik në ekran, apo më shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Ish-Miss Shqipëria Hygerta Sako dhe Enkelejda Zeko janë ndër të parat që nuk kanë veshjen apo zhveshjen si armë për të tërhequr vëmendjen. Për të vazhduar me Ilda Bejlerin, Bora Zemanin apo Viola Spiron, të cilat janë më të guximshme sa i takon veshjes apo mënyrës joshëse ë prezantimit. Vilma Masha e Eva Murati moderojnë emisione sportive brenda kornizës së seriozitetit të tyre.

Modelja e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lei Kraja dhe Fioralba Ponari në krah të Edi Manushit janë fytyrat e reja, që i shtohen këtij rivaliteti mes vajzave që konkurrojnë në sport, secila me veçantinë e saj. E para tërheq vëmendjen me format dhe e dyta me vetëpërmbajtjen. Tashmë, secila prej prezantueseve të sportit është bërë profesioniste në sport, aq sa mund edhe të parashikojnë rezultate ndeshjesh njësoj si komentatorët sportivë. Secila ka deklaruar hapur futbollistin e preferuar, apo skuadrën e zemrës, kështu që le të presim se cila prej tyre do dalë e fituar nga ky kampionat për Kupën e Botës.