Nihan, ti je? Aktorja turke transformohet tërësisht, shfaqet kockë e lëkurë (FOTO) – AlpeGossip
Nihan, ti je? Aktorja turke transformohet tërësisht, shfaqet kockë e lëkurë (FOTO)

Nihan, ti je? Aktorja turke transformohet tërësisht, shfaqet kockë e lëkurë (FOTO)

Neslihan Atagul ka braktisur sheshin e xhirimit, pasi prej disa kohës aktorja turke nuk ka pranuar asnjë projekt që i është paraqitur.

E njohur ndryshe si “Nihan” pas rolit të saj në serialin “Dashuri e pafund”, aktorja turke u përfol pak kohë më parë se kishte vendosur t’i jepte fund martesës me bashkëshortin Kadir Dogulu.

Çifti i aktorëve, ende nuk ka marrë asnjë hap në lidhje me këtë vendim, mirëpo fansat janë shqetësuar shumë për shëndetin e 25-vjeçares.

Në fotot e fundit të publikuara, ajo duket se ka humbur shumë kilogramë dhe shfaqet shumë e dobët. Mesa duket, aktorja po kalon një periudhë shumë të vështirë.