I quajnë vajzën të shëmtuar, reagon e zemëruar Khloe Kardashian: Çfarë njeriu i neveritshëm je ti? – AlpeGossip
I quajnë vajzën të shëmtuar, reagon e zemëruar Khloe Kardashian: Çfarë njeriu i neveritshëm je ti?

I quajnë vajzën të shëmtuar, reagon e zemëruar Khloe Kardashian: Çfarë njeriu i neveritshëm je ti?

Khloe Kardashian u bë nënë për herë të parë në muajin prill.

Ajo solli në jetë një vajzë, me të dashurin Tristan Thompson, që e pagëzoi me emrin True dhe poston shumë foto të saj në rrjetet sociale.

Por një komentuese e ka quajtur vogëlushen e saj 12 javëshe të shëmtuar.

Kjo ka zemëruar yllin e televizioneve e cila ka reaguar në Twitter duke thënë: “Cili njeri i rritur që ka respekt për veten do të komentonte pamjen e një fëmije? Çfarë njeriu i neveritshëm je ti? Është për të ardhur keq që ti je kaq e mjerë në jetën tënde.”