Balerini i famshëm rrëfen paragjykimet në Itali: Më shihnin si shqiptari hajdut – AlpeGossip
Balerini i famshëm rrëfen paragjykimet në Itali: Më shihnin si shqiptari hajdut

Balerini i famshëm rrëfen paragjykimet në Itali: Më shihnin si shqiptari hajdut

Ilir Shaqiri është një nga balerinët më të njohur e me të suksesshëm shqiptarë, i cili hodhi hapat e parë të karrierës në Itali.

Pas pjesëmarrjes në emisonet e “Amici”, “Buona Domenica” e shumë të tjera, prej disa vitesh është anëtar i jurisë së spektaklit “Dancing with the stars Albania”.

I ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, Shaqiri kujtoi fillimet e vështira të karrierës në vendin fqinj.

“Në ato vite në Itali, ishte vetëm fama e hajdutit dhe kriminelit. Pasi triumfova në kërcim, erdhi dhe fama e balerinit shqiptar. Ishte një satisfaksion i jashtëzakonshëm jo vetëm për mua, por edhe për vendin që prezantoja. Ishin vite shumë të vështira. Kur prezantohesha se isha shqiptar, më shihnin si shqiptari që ka ardhur t’i vjedhë” – tregoi Ilir Shaqiri.

Sipas 45-vjeçarit, tashmë fama e shqiptarëve në Itali është e fokosuar tek kënga.

“Tashmë italianët janë habitur nga shqiptarët e talentuara që këndojnë dhe mendojnë se kemi nisur të këndojmë në vitet e fundit. Nuk e dinë se ne kompozonim muzikë vetëm me dy tela çiftelie. Ne shqiptarët, jemi të uritur ti tregojmë botës se kush jemi, ndaj kemi sukses” – përfundoi balerini.