Si nisi tradita e vendosjes së unazave të martesës? Ja domethënia e veçantë e tyre… – AlpeGossip
Si nisi tradita e vendosjes së unazave të martesës? Ja domethënia e veçantë e tyre…

Si nisi tradita e vendosjes së unazave të martesës? Ja domethënia e veçantë e tyre…

Në Romën e Lashtë unazat dhe lloji i tyre përcaktonte edhe klasën shoqërore, skllevërit mbanin unaza prej bronzi. Rituali i shkëmbimit të unazave të martesës filloi pikërisht në Romë, dhëndri përpara martesës dorëzonte një unazë në familjen e vajzës si shenjë e angazhimit të tij në martesë. Në Egjiptin e Lashtë unaza përdorej nga Faraoni si një vulosje të urdhërimeve të tij. Aristokracia egjiptiane filloi të vinte flori dhe argjend nëpër duar, për ata më pak pasanikët ishin bizhutë prej xhami dhe argjile.

Në shekullin e 4, shkëmbimi i unazave të arit u bë pjesë e rëndësishme e ceremonisë së martesës. Për besimin katolik unaza vendosej në gishtin e parafundit të dorës së majtë kurse për ortodoksët në gishtin e dorës së djathtë.

Ne fakt, përgjatë gjithë historisë, ndërkohë që idetë e martesës ndryshuan bashkë me stilet e unazave, ndryshoi edhe gishti i unazës. Eshtë dokumentuar se unazat e martesës janë mbajtur në cilindo gisht, madje edhe të madhin. Sot mbahen më shpesh në gishtin e katërt të dorës së majtë, por disa vende dhe kultura e bëjnë ndryshe. Po si u bë i katërti, gishti i unazës? Kjo na shpie sërish tek egjiptianët.

Thuhet se ata besonin që gishti i katërt kishte një venë apo nerv që lidhej direkt me zemrën. Dhe ndërkohë që nuk ka fare prova shkencore për ta mbështetur, ne u kthyem tek ajo traditë vetëm prej ndjenjës. Që mund të jetë pjesa e preferuar e historisë së unazës së martesës.