Fjorentina dhe Olsi kanë folur sërish bashkë pas ndarjes dhe fansat po mendojnë ribashkimin – AlpeGossip
Fjorentina dhe Olsi kanë folur sërish bashkë pas ndarjes dhe fansat po mendojnë ribashkimin

Fjorentina dhe Olsi kanë folur sërish bashkë pas ndarjes dhe fansat po mendojnë ribashkimin

Fjorentina dhe Olsi janë një nga ish-çiftet më të njohur e më të përfolur pas eksperiencës që ata bashkë kaluan në Big Brother. Fill pas daljes, çifti tregoi se do të vazhdonin të qëndronin bashkë sepse gjërat mes tyre kishin shkuar mjaft mirë por siç duket nuk ndodhi kështu.

Prej muajsh, Fjorentina dhe Olsi nuk janë bashkë. Por sa herë kanë mundësi, fansat e të dyve vazhdojnë të pyesin nëse ka komunikim mes tyre. Me opsionin e ri të Instagram ku ndjekësit mund të bëjnë pyetje, dikush i thotë Fjorentinës: “Betohu që nuk ke folur më me Olsin”. Kësaj, Fjorentina i është përgjigjur: “Nuk te betohem dot”, duke nënkuptuar se mes tyre ka pasur një kominikim edhe pas ndarjes. Megjithatë Fjori ka treguar se ata nuk janë bashkë dhe fansat kanë shkruar se Olsi ka tashmë në krahë një femër tjetër.

Dihej që prej fillimit në fakt që “Big Brother” edicioni me çifte do të kishte këtë impakt mediatik dhe kuriozitet të vazhdueshëm për banorët edhe një vit pas përfundimit të këtij formati.