Sokol Balla është treguar gjithnjë diskret sa i përket jetës private, por në një ditë të shënuar si kjo, gazetari ka vendosur ta thyejë këtë rregull. Ditën e sotme djali i tij, Colin feston ditëlindjen dhe Balla ka vendosur ta urojë me një foto nga ato të rrallat.
Gazetari shfaqet me dy fëmijët e tij përqafuar, teksa shijojnë pamjen e detit përballë tyre. “Gëzuar ditëlindjen Colin”, shkruan Balla.
Ndërsa vajzës gazetari i ka zbuluar edhe portretin me një foto të publikuar pak kohë më parë ku e quante atë princeshën e tij.