BËNI KUJDES/ Me këto ushqime mund të përfundoni të helmuar – AlpeGossip
BËNI KUJDES/ Me këto ushqime mund të përfundoni të helmuar

BËNI KUJDES/ Me këto ushqime mund të përfundoni të helmuar

Gjatë stinës së verës helmimet priren të jetë më të shpeshta dhe kjo për shkak të temperaturave të larta. Nëse ushqimi nuk ruhet në kushtet e duhura, shëndeti juaj mund të përfundojë keq.
Bëni shumë kujdes gjatë verës me ushqimet që konsumoni. Si pasojë e temperaturave të larta nëse ushqimi nuk konservohet në kushtet e nevojshme, mund ta pësoni keq. Helmimet nga ushqimet shfaqen kryesisht në formën e diarresë dhe të vjellave, duke sjellë dehidratim të trupit, ulje të tensionit dhe humbje ekuilibri. Të gjithë e kanë kaluar të paktën një herë një situatë të tillë, që herë vjen për faj të tregtarit dhe herë për shkak të neglizhencës në familje.

Mjekët shprehen se një rol të madh luajnë insektet të cilat përcjellin mikrobe nga një vend në tjetrin. Ata këshillojnë kujdes të shtuar në këtë periudhë të vitit ndaj këtij problemi që prek të rritur e fëmijë. Rezistencë më të ulët ndaj temperaturave të larta kanë qumështi dhe nënproduktet e tij, veza, por nuk mbeten pas edhe zarzavatet dhe frutat. Ushqimi në fast food mbetet rreziku numër një, i ndjekur pas nga akulloret, kasatat apo ëmbëlsirat.