Për Eva Muatin pushimet dhe puna janë të pandara, drejt Sarandës për projektin e saj më të ri – AlpeGossip
Për Eva Muatin pushimet dhe puna janë të pandara, drejt Sarandës për projektin e saj më të ri

Për Eva Muatin pushimet dhe puna janë të pandara, drejt Sarandës për projektin e saj më të ri

Eva Muratin së fundmi e kemi parë si prezantuese sportive. Ajo ka udhëhequr me sukses disa nga programet dedikuar sportit në Vizion Plus dhe Tring. Shumë nga ju me siguri menduan se pas përfundimit të botërorit bukuroshja e ekranit do të merrte disa ditë pushimi, por nuk është ashtu.

Në fakt për Evën pushimet dhe puna janë të pandara. Ajo ka udhëtuar drejt Sarandës për një projekt të ri kinematografik. Talenti i saj në aktrim tashmë është i njohur për të gjithë, jo më kot ka marrë ftesën për të qenë sërish pjesë e një filmi.

“Unë si ti”, quhet projekti i radhës ku është pjesë e Eva Murati. Xhirimet kanë nisur sot, por duket se këto ditë pranë bregdetit brunia simpatike do i shfrytëzojë edhe për të pushuar.