Sot është një moderatore e suksesshme/ Me siguri nuk e dinit që dalja e parë e Jonida Vokshit ishte si…(VIDEO) – AlpeGossip
Sot është një moderatore e suksesshme/ Me siguri nuk e dinit që dalja e parë e Jonida Vokshit ishte si…(VIDEO)

Sot është një moderatore e suksesshme/ Me siguri nuk e dinit që dalja e parë e Jonida Vokshit ishte si…(VIDEO)

Jonida Vokshi gjithmonë ka spikatur në moderimin e disa emisioneve në ‘Digitalb’. Përveçse si prezantuese ajo është shfaqur edhe në disa filma shqiptarë, me role kryesore. Jonida është vlerësuar shumë për thjeshtësinë e saj në ekran dhe për këtë arsye ka fituar menjëherë zemrat e teleshikuesve.

Megjithatë prezantimi dhe aktrimi nuk janë talentet e saj të vetme. Me siguri shumë pak prej jush e mbajnë mend debutimin e saj të parë si këngëtare në një nga festivalet më të mëdhenj të muzikës, “Top Fest”. Në edicionin e parë të këtij festivali, në vitin 2004. Jonida ka marrë pjesë me këngën, “Fli Ti”. Në “Top Fest” ajo është prezantuar si fituesja e “Miss Buzëqeshja” në “Miss Albania 2003”.

Jonida ka lindur për të qenë pjesë e ekranit, sepse edhe pse në atë kohë ka qenë një vajzë adoleshente, ajo ka ditur si ta zotërojë skenën dhe të ndihet e lirshme. Madje vihet re se që nga ajo kohë Jonida ka mbetur e njëjta vajzë e ëmbël dhe ndryshimet janë të pakta. Megjithatë pjesëmarrja në “Top Fest” ka qenë dalja e saj e vetme si këngëtare, sepse Jonida vendosi përfundimisht të vazhdonte karrierën si prezantuese dhe aktore.