Neda Karafili dhe Ogren Balluku janë një prej çifteve më të njohur të showbizit shqiptar, të cilët u bënë të famshëm gjatë edicionit të 4 të Big Brother në Shqipëri.
Marrëdhënia e tyre është ndër të paktat që ka zgjatur edhe pas përfundimit të realityshow-t dhe përveçse kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, ata janë bërë edhe prindër të dy djemve.
Ditën e sotme, çifti ka festuar 7-vjetorin e martesës dhe Neda i ka bërë Ogrenit urimin më special. Në një foto të publikuar në profilin e saj në Instagram, ish-banorja ka shkruar:
“Shtatë vite e gjysmë me ty.Sot, tre martuar. Dy beba, dhe unë vazhdoj të të mendoj tërë ditën e të më kërcejë zemra nga vendi kur rrotullon çelësin në derë. Gëzuar shoku im!”