Angelina Jolie “HAP ZEMRËN”tek Kate Middleton/ Dukesha i jep këshilla në lidhje me Brad Pitt: Nëse e ndjen provoje… – AlpeGossip
Angelina Jolie “HAP ZEMRËN”tek Kate Middleton/ Dukesha i jep këshilla në lidhje me Brad Pitt: Nëse e ndjen provoje…

Angelina Jolie “HAP ZEMRËN”tek Kate Middleton/ Dukesha i jep këshilla në lidhje me Brad Pitt: Nëse e ndjen provoje…

Ndoshta mund të duket e çuditshme, por Angelina Jolie dhe Kate Middleton janë mikesha të mira me njëra-tjetrën. Aktorja dhe Dukesha janë njohur për herë të parë rreth 3 vite më parë, kur Jolie dhe Brad Pitt ishin ende të martuar bashkë. Pas kaq shumë kohësh Angelina dhe Kate janë takuar sërish gjatë xhirimeve të “Malificent 2”, film në të cilin Jolie ka rol kryesor. “Angelina dhe Kate kanë komunikuar me njëra-tjetrën përmes ‘e-mail’-eve, por hera e fundit kur ishin takuar bashkë ishte në vitin 2015-të. Kështu Kate me shumë keqardhje pas kaq vitesh ka pyetur Angelinan se si po shkojnë gjërat pas ndarjes nga Brad”, – ka thënë një person brenda pallatit mbretëror për “Us Weekly”. Më tej ka shtuar: “Angelina ‘hapi zemrën’ tek Kate dhe i tregoi se çfarë ka kaluar gjatë këtyre viteve, të gjitha vështirësitë për të rritur fëmijët si nënë beqare, problemet e kujdestarisë dhe mungesën e Brad Pitt”. Kjo gjë e ka prekur shumë Dukeshën dhe ndaj e ka këshilluar aktoren që nëse e ndjen në zemër, të provojë të rikthehet edhe njëherë me Brad Pitt, sepse për të ata kanë qenë vërtet një çift shumë i bukur