PROJEKT I RI/ Afërdita Dreshaj i rikthehet muzikës. Nis xhirimet për klipin e ri… (FOTO) – AlpeGossip
PROJEKT I RI/ Afërdita Dreshaj i rikthehet muzikës. Nis xhirimet për klipin e ri… (FOTO)

PROJEKT I RI/ Afërdita Dreshaj i rikthehet muzikës. Nis xhirimet për klipin e ri… (FOTO)

Përveçse si modele Afërdita Dreshaj ka spikatur edhe si këngëtare. Me siguri të gjithë i mbani mend këngët e saj “Qyteti Hesht”, “Shumë trafik”, “Another 1” apo “Mos rri larg”. Megjithatë Afërdita ka rreth dy vite që qëndron larg muzikës, për shkak të angazhimeve në jetën e saj private. Gjithsesi ajo nuk mund të mos i rikthehej sërish pasionit të saj dhe tani që çdo gjë me jetën e saj personale është në rregull, është plotësisht gati të sjellë këngë të reja për fansat e saj. Madje në një intervistë të pak kohëve më parë, Afërdita tregoi se tani do të vazhdojë të merret më shumë me muzikën dhe këngët. Këto fjalë nuk ishin të kota, sepse duket se ajo ka nisur xhirimet e klipit për këngën e re. Afërdita ka publikuar në “InstaStory” një video duke pozuar përpara kamerës për videoklipin që pritet të publikohet. “Koha për një këngë të re?”, – ka shkruar ajo. E shtrirë në një shtrat Afërdita dukej si gjithmonë në formë perfekte dhe më sensuale se kurrë dhe me siguri edhe klipi i saj do të jetë i kuruar në çdo detaj.