Hygerta Sako nuk ishte e vetme me pushime/ Ja kush është personi i veçantë që e shoqëroi në Turqi (FOTO) – AlpeGossip
Hygerta Sako nuk ishte e vetme me pushime/ Ja kush është personi i veçantë që e shoqëroi në Turqi (FOTO)

Hygerta Sako nuk ishte e vetme me pushime/ Ja kush është personi i veçantë që e shoqëroi në Turqi (FOTO)

Përveçse ishte një eksperiencë shumë e bukur televizive, duket se moderatorja e “Magjia 21” Hygerta Sako dhe Erjona Sulejmani e kanë vijuar miqësinë edhe larg kamerave. Madje siç rrëfen edhe ajo për “Panorama Plus”, sapo janë kthyer nga pushimet e tyre të përbashkëta në Turqi së bashku me fëmijët.

“Isha me mikeshën time Erjona Sulejmanin dhe fëmijët tanë. Gjatë Botërorit krijuam një miqësi shumë të bukur, por edhe pushimet na rezultuan të tilla. Ishim në një resort vërtet fantastik, ku kemi kaluar ditë vërtet të mrekullueshme dhe mbi të gjitha fëmijët u kënaqën, sepse për dy nëna kjo është më e rëndësishmja. Përsa i përket argëtimit, kemi shijuar gjithçka na ofronte resorti sepse pushimet familjare nuk të lënë vend për lëvizje të mëdha.” – u shpreh Hygerta.

Moderatorja tregon se edhe përse ishte me pushime, kurrsesi nuk e ka prishur dietën ushqimore. Në vetëm një vit, Hygerta Sako ka humbur plot 10 kg.

“Ushqimi i shëndetshëm dhe sporti, çfarëdolloj aktiviteti fizik. Tani që isha në Turqi përsëri nuk abuzova për shembull. ( Ok, të tregohem e sinqertë, një copë të vogël bakllavaje nuk ia kurseja vetes). Konsumova vetëm ato ushqime që më bënin mirë pa mbajtur dieta të kota, luajta volejboll, bëra not dhe ecje në këmbë dhe rezultati ishte që u ktheva nga pushimet në të njëjtën peshë që u nisa.” – tha moderatorja Hygerta Sako, e cila është nënë e një vajze.

❤️💙 #magjia21 #russia2018

A post shared by Blog Personale (@erjona_sulejmani) on