Fotot më të veçanta të shtatzënisë/ Vajzat e showbizit shqiptar i kanë realizuar me partnerët e tyre (FOTO) – AlpeGossip
Fotot më të veçanta të shtatzënisë/  Vajzat e showbizit shqiptar i kanë realizuar me partnerët e tyre (FOTO)

Fotot më të veçanta të shtatzënisë/ Vajzat e showbizit shqiptar i kanë realizuar me partnerët e tyre (FOTO)

Me aq shumë dasma që patëm vitin e kaluar në këtë periudhë, e siguritë që bebushat që do të vinin në jetë nga këto çifte do të merrnin të gjithë vëmenjden e mediave rozë dhe ashtu ndodhi.

Mjafton një foto në rrjete sociale ku këto vajza kanë shpallur zyrtarisht shtatzëninë e tyre, për të bërë publikun edhe më kuriozë.

Ne të Blitz.al kemi vënë re se një nga “trendet” më të preferuar e më të këndshëm të fotove të vajzave që janë në pritje të ëmëbl, janë fotot në çift. Dyshet e showbizit shqiptar, nuk ia kanë kursyer vetes një shërbim të kuruar fotogarik në çastet kur kanë qenë duke pritur bebat e tyre, duke shkrepur portrete familjare shumë të bukura.

Ditën e djeshme, Jona Spahiu, moderatorja e “Digitalb” e cila së bashku me partnerin e saj, Frenklin janë në pritje të një vogëlushi postoi një foto ku çifti ishin në pishinë së bashku mbi një komerdare. Pjesa më e lezetshme ishte pikërisht dora që Frenkli kishte vendosur mbi barkun e rrumbullakosur të Jonës, detaj ky që e bënte foton mjaft romantike. Megjithatë Jona dhe Frenkli nuk janë të vetmit që kanë bërë këtë zgjedhje përsa i përket fotove.