Dasma e Ledionit dhe Sarës/ Luana tregon se çfarë ka veshur dhe ja me kë pozon (FOTO) – AlpeGossip
Dasma e Ledionit dhe Sarës/  Luana tregon se çfarë ka veshur dhe ja me kë pozon (FOTO)

Dasma e Ledionit dhe Sarës/ Luana tregon se çfarë ka veshur dhe ja me kë pozon (FOTO)

Disa nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar ndodhen në Komo të Italisë për të festuar kurorëzimin e dashurisë së Ledion Liços dhe Sara Hoxhës.

Ceremonia është munduar të jetë sa më private nga ana e çiftit, por pavarësisht kësaj u zbuluan dy nga fustanet e nusërisë së Sarës.

Luana Vjollca është një nga të ftuarit që nuk ka mundur të mos postojë një foto me paraqitjen e saj këtë mbrëmje.

Moderatorja shqiptare mban të veshur një fustan bust tyli ngjyrë të kuqe, dizajni i të cilit vjen më i fryrë në pjesën e poshtme.
Ajo postoi një video me kunatin Getoar Selimi, i cili është i veshur “chic” me kostum të zi. Ndërsa Marina Vjollca nuk duket gjëkundi deri më tani.