MBRËMJA E PAZAKONTË E ALKETËS/ Vendi ku zgjedh të shkojë me fëmijët është tepër i veçantë – AlpeGossip
MBRËMJA E PAZAKONTË E ALKETËS/ Vendi ku zgjedh të shkojë me fëmijët është tepër i veçantë

MBRËMJA E PAZAKONTË E ALKETËS/ Vendi ku zgjedh të shkojë me fëmijët është tepër i veçantë

Alketa Vejsiu gjithmonë është treguar shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Në shumë pak raste ajo vendos të flasë për familjen e saj e aq më tepër të bëjë publike momentet e veçanta me ta. Megjithatë tani që fëmijët janë pak më të rritur, Alketa duket se ka vendosur të dalë disi “jashtë rregullave”.

Vetëm pak muaj më parë ajo vendosi që fëmijët e saj të shfaqeshin për herë të parë në ekran në spektaklin ‘Në kurthin e Piter Pan’. Ndërsa së fundmi ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ një video nga një mbrëmje e veçantë me dy fëmijët. Nga video e publikuar duket se Alketa ndodhet diku jashtë shtetit me fëmijët e saj dhe të tre së bashku po shijojnë një shfaqje muzikore.

“Mami shkon në shfaqje muzikore me fëmijët. Mami i Lionelit dhe Nicolës”, – ka shkruar Alketa në videon e saj. Duke qenë se Alketa është gjithmonë e ngarkuar me punë, me siguri këto orë të kaluara me fëmijët duhen të jenë shumë të vyera për të dhe të vegjëlit e saj.