ME UNAZË NË GISHT/ Genta e BB flet për herë të parë për fejesën – AlpeGossip
ME UNAZË NË GISHT/ Genta e BB flet për herë të parë për fejesën

ME UNAZË NË GISHT/ Genta e BB flet për herë të parë për fejesën

Prej disa ditësh, ish-banorja e Big Brother, Genta Gjalpi, e kishte çaktivizuar llogarinë e saj në Instagram dhe disa orë më parë e ka hapur sërish, duke ndarë me ndjekësit foto e video të ndryshme që morën reagime nga fansat.

Ajo ka publikuar për herë të parë një foto me mamanë e saj, mirëpo njëra prej fanseve ka kapur detajin e veçantë. Ajo e ka pyetur ish-banoren nëse kishte të reja, pasi kishte vënë re një unazë në dorën e Gentës.

“Jo, unaza është dhuratë nga një mike, akoma asgjë e re.”- i është përgjigjur Genta, duke mohuar lajmin për një fejesë të mundshme.