Alketa Vejsiu njihet si prezantuese dhe producente e disa spektakleve e emisioneve më të ndjekura në vend, një ndër to ka qenë edhe “X Factor”, ku 5 vite më parë u shpall fitues Ergi Dini, këngëtari që u nda nga jeta dy vite më parë.
Alketa me anë të një videoje ka kujtuar sot disa nga momentet më të bukura të “X Factor” duke u shprehur se e ka marrë malli për këtë spektakël.
Në video shfaqet edhe momenti kur Ergi u shpall fitues dhe moderatorja shkruan se do të kishte dashur një përqafim djalit me zërin më të bukur.