Ne nuk i marrim as në një muaj/ Moderatorja shqiptare na tregon sa paguhet për postimet në instagram (FOTO) – AlpeGossip
Ne nuk i marrim as në një muaj/ Moderatorja shqiptare na tregon sa paguhet për postimet në instagram (FOTO)

Ne nuk i marrim as në një muaj/ Moderatorja shqiptare na tregon sa paguhet për postimet në instagram (FOTO)

Moderatorja e emisionit “Why not”, Roza Lati njihet për të folurën e saj pa dorashka, madje edhe atëherë kur e di që reagimi nuk do të jetë shumë pozitiv.

Në jo pak raste Roza konfliktohet me ndjekësit e saj në lidhje me postimet që bën në rrjetet sociale, ndaj të cilave merr komente të shumta.

Kujtojmë që pak kohë më parë Roza publikoi në rrjetet e saj sociale një zarf me 1 mijë euro, ku na tregonte se sa ishte paguar për një ditë pune. Kjo foto u komentua gjerësisht nga ndjekësit e saj.

Mirëpo e ftuar në emisionin e pasditës “Rudina”, Roza ka treguar se ajo ishte pagesa qe kishte marrë atë ditë për postimet që kishte bërë në Instagram për një firmë të njohur.

“Këto janë përfitimet që unë kam nga Instagram-i. Kjo është pagesa që kam marrë për këtë ditë pas bashkëpunimit me një firmë të njohur. Unë jam duke bërë lekë me këtë zhveshjen time. Këtë gjë po bëjnë të gjitha imazhet gjatë vitit 2018”, rrëfeu Roza.