Si të gjithë prindërit/ Çifti i njohur i “showbiz-it” kanë këtë problem me fëmijët – AlpeGossip
Si të gjithë prindërit/ Çifti i njohur i “showbiz-it” kanë këtë problem me fëmijët

Si të gjithë prindërit/ Çifti i njohur i “showbiz-it” kanë këtë problem me fëmijët

Është e zakonshme tani që prindërit të zihen për fëmijët e tyre. Ky është një problem edhe më i madh kur prindërit janë të rinj dhe nuk kanë eksperienca. Duket se këtë situatë po e kalon edhe çifti i njohur Chrissy Teigen dhe Johen Legend. Në një intervistë të dhënë së fundmi modelja ka treguar se ata zihen shpesh për çështjen e edukimit të fëmijëve dhe se nuk bien asnjëherë dakord.

“Ai nis të thotë jo, pastaj kur shikon Lunën 2- vjeçare ai tërhiqet. Mendoj se kjo ndodh sepse të dy janë aq të ngjashëm sa që në momentin që ajo i kërkon diçka të atit ai është gati t’i japë gjithçka që do. Ai duhet të mësojë të thotë jo, sepse kjo bën që unë të jem gjithmonë e keqja,” ka treguar modelja.

Kjo situatë bëhet akoma edhe më e vështirë kur mendon se arsyeja e zënkës është vajza e tyre dhe baballarët i kanë me merak.