Askush nuk e dinte/ Rezarta Shkurta paska luajtur rol kyç në lirimin e Ermalit (FOTO) – AlpeGossip
Askush nuk e dinte/ Rezarta Shkurta paska luajtur rol kyç në lirimin e Ermalit (FOTO)

Askush nuk e dinte/ Rezarta Shkurta paska luajtur rol kyç në lirimin e Ermalit (FOTO)

Lajmi më i komentuar ditët e fundit në mediat shqiptare ka qënë lirimi i Ermal Hoxhës nga burgu.

Ishte Rezarta Shkurta, bashkëshortja e tij që bëri publik lajmin përmes një postimi në Instagram ku tregonte se familja e saj u ribashkua.

Edhe pse i kishin mbetur akoma edhe 1 vit e 8 muaj burg nipi i ish-diktatorit arriti të lirohej para kohe pasi kishte bërë një kërkesë në Gjykatë.

Sipas “BIRN” ai kishte dërguar në Gjykatën e Fierit një kërkesë për lirimin me kusht, me pretendimin se ishte riedukuar dhe ishte i gatshëm të integrohej në shoqëri. Gjithashtu ai ka paraqitur edhe një kontratë pune për punësim si ekonomist në kompaninë e bashkëshortes. Më pas Gjykata ka vendosur ta lirojë duke përmendur si argument riintegrimin në shoqëri dhe punësimin në kompaninë e të shoqes. Gjithashtu Gjykata ka marrë parasysh edhe faktin se Ermali ishte baba i një fëmije të mitur.