E TMERRSHME! Ronela Hajatit i digjet fytyra gjatë xhirimeve të klipit – AlpeGossip
E TMERRSHME! Ronela Hajatit i digjet fytyra gjatë xhirimeve të klipit

E TMERRSHME! Ronela Hajatit i digjet fytyra gjatë xhirimeve të klipit

 

Ronela Hajati njihet si një nga këngëtaret më me stil në tregun muzikor shqiptar dhe në videoklipet e saj sjell gjithmonë diçka të re, që nuk është parë më përpara.

Por për t’i realizuar ato Ronela siç duket kalon shumë sfida, pasi në çdo xhirim i ndodh një incident.

Kështu ka zbuluar stilisti i Ronelës, Niko Komani i cili tregoi se gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës “Marre”, këngëtares iu dogj gjysma e mjekrës.

“Shokuese ka qënë për mua, një incident gjatë klipit ‘Marre’.

Te pjesa e makinës me balerinin Jurgen Bala, presioni i ujit i ka djegur Ronelës gjysmën e mjekrës. Dhe i nisi gjaku kudo”, tregoi Niko teksa kujtoi edhe disa incidente të tjera.

“Tek ‘Syni jem’ i kanë ndodhur disa gjëra teknike femrash. Ka qenë e veshur me të bardha. Ndërsa te një tjetër e ka kapur policia dhe mori një gjobë të madhe.

Pra kur xhirojmë është gjithmonë: ‘Si ti nxihet Ronelës jeta gjatë xhirimeve?”, tha Niko.