KISHIN TRE VITE TË NDARË/ Çifti i famshëm finalizoi më në fund divorcin (FOTO) – AlpeGossip
KISHIN TRE VITE TË NDARË/ Çifti i famshëm finalizoi më në fund divorcin (FOTO)

KISHIN TRE VITE TË NDARË/ Çifti i famshëm finalizoi më në fund divorcin (FOTO)

Jennifer Garner dhe Ben Affleck zyrtarizuan divorcin. Dyshja u takua bashkë me një gjykatës privat mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e aktores në Kaliforni, ku përfunduan procesin e firmosjes së dokumenteve.

Lajmi vjen pasi aktorja 46-vjeçarja kishte kërkuar me këmbëngulje që divorci të finalizohej sa më shpejt të mundej, tani që aktori përfundoi rehabilitimin.

Aktorët janë ndarë që prej qershorit të 2015-s, ndërsa dirvocin e firmosën në prill të 2017-s. Dashuria e tyre nisi në 2004-n, për t’u kurorëzuar me martesë në 2005-n.

Jennifer Garner dhe Ben Affleck kanë tre fëmijë, Violet, 12 vjeçe, Seraphina, 9 vjeçe dhe Samuel, 6 vjeç.

Garner kërkoi që divorci të tërhiqej nga sistemi i gjykatës, pasi nuk po avancohej me shpejtësi. Ajo kishte kërkuar që divorci mos të finalizohej gjatë kohës që Ben po përballej me problemet e tij me alkoolin.