“JU NUK MUND TA SHUANI KËTË YLL”/ Fjolla Morina përkrah Elvana Gjatën (FOTO) – AlpeGossip
“JU NUK MUND TA SHUANI KËTË YLL”/ Fjolla Morina përkrah Elvana Gjatën (FOTO)

“JU NUK MUND TA SHUANI KËTË YLL”/ Fjolla Morina përkrah Elvana Gjatën (FOTO)

Elvana Gjata vazhdon të jetë këngëtarja më e komentuar në publik.

Përveç suksesit të saj, së fundmi është diskutuar se ajo ishte e përfshirë në sherrin që përfundoi me vrasje para disa ditësh në qytetin e Tiranës.

Pavarësisht kësaj, fansat dhe kolegët po e përkrahin Elvanën në forma të ndryshme nëpërmjet publikimit të videove e fotove të saj nëpër rrjete sociale.

Së fundmi ishte Fjolla Morina ajo e cila shfaqet në makinën e saj duke  dëgjuar njërën nga këngët e koleges së saj Elvanës, postim pranë të cilit ka thënë se një yll si ajo nuk mund të shuhet, pavarësisht tendencave.

‘’ Ju nuk mund ta shuani këtë yll ’’, ka shkruar Fjolla Morina pranë videos së postuar.