A ndikon humbja e peshës në rënien e flokëve? Zbulojeni! – AlpeGossip
A ndikon humbja e peshës në rënien e flokëve? Zbulojeni!

A ndikon humbja e peshës në rënien e flokëve? Zbulojeni!

Gjatë stinës së verës, flokët bien më shumë se zakonisht.

E dimë sa e dhimbshme është të shikosh flokët të rënë ose të këputura në mes. Disa studime mjekësore kanë treguar se, rënia e flokëve është e lidhur ngushtë me humbjen e peshës, ashtu si humbja e peshës është e lidhur ngushtë me stresin që ju kaplon. Sipas dritare.net dhe studimeve të realizuara është zbuluar se, kur njerëzit dobësohen, nuk marrin mjaftueshëm proteina dhe kjo ndikon dhe më rënien e flokëve.

Nëse dëshironi ose po planifikoni të humbisni peshë, e bëni këtë në mënyrën më të shëndetshme, pa dëmtuar as shëndetin dhe as bukurinë tuaj. Ushqimet vegjetariane si, brokoli, karota, sallata edhe shumë perime të tjera, ju ndihmojnë të humbisni peshë natyralisht. Ashtu edhe frutat si: si avokado, fiku etj, ju ndihmojnë të humbisni peshë natyralisht, pa dëmtuar bukurinë tuaj dhe pa ju shkaktuar rënie flokësh.

 

Nëse flokët tuaj kanë filluar të bien më shumë se zakonisht, atëherë dritare.net ju sugjeron të merrni disa vitamina dhe t’i konsumoni. Ju gjithashtu duhet të provoni dhe monoksidilin, të cilin e gjeni në farmaci dhe që ndihmon dhe stimulon rritjen dhe forcimin e flokëve.