“AJO QË ËSHTË PLOT DRITË…”/ Orinda i bën urimin e veçantë Xhemit për ditëlindje, por komenti i moderatores bie më shumë në sy – AlpeGossip
“AJO QË ËSHTË PLOT DRITË…”/ Orinda i bën urimin e veçantë Xhemit për ditëlindje, por komenti i moderatores bie më shumë në sy

“AJO QË ËSHTË PLOT DRITË…”/ Orinda i bën urimin e veçantë Xhemit për ditëlindje, por komenti i moderatores bie më shumë në sy

Moderatorja Xhemi Shehu feston sot 38-vjetorin e lindjes. Urimin e parë për ditëlindjen ajo e ka marrë nga Orinda Huta, me të cilën është afruar shumë vitin që lamë pas. Ato të dyja kanë krijuar një miqësi tepër të ngushtë bashkë, ndaj nuk kishte si të mungonte një urim special nga Orinda për ditën më të rëndësishme të Xhemit.

Huta ka ndarë disa nga kujtimet më të bukura që ka ruajtur me Xhemin, duke nisur nga udhëtimet me makinë deri tek pushimet e tyre të përbashkëta gjatë verës.

Ajo që është plot dritë edhe kur bëhet me nerva, ka ditëlindjen sot! Gëzuar ditëlindjen dashuri! P.s ta kam vënë vetë këtë këngën që mos hapësh më shazamin sa herë luhet”, ka shkruar Orinda në urimin e saj.

Kliko linkun për videon

https://www.instagram.com/p/CJmdImXjMkY/?utm_source=ig_web_copy_link

Menjëherë pas këtij urimi nuk ka munguar edhe një koment nga Xhemi, që i ka bërë të gjithë për të qeshur.

Kjo po që ishte surprizë! Ta dija se për çfarë më paske xhiruar gjithë këto kohë do isha sjellë pak më mirë. Edhe unë të dua shpirti. P.s. Këngën prapë do e kërkoj sepse nuk ja fiksoj titullin në botë (mosha)”, ka shkruar Shehu.

Orinda dhe Xhemi kanë treguar se janë afruar më shumë gjatë kohës së karantinës, kur stërviteshin bashkë me trajnerin e tyre. Nga ana tjetër kujtojmë se Xhemi ka vendosur që të mos shfaqet më në televizion, sepse e ka mbyllur totalisht si kapitull.

“Kam bërë edhe programe të tjera, që nuk është se më kanë ngjallur ndonjëfarë interesi ose më kanë dhënë ndonjë kënaqësi. I kam bërë se duheshin, por jo nga pasioni apo dëshira. I bëja, sepse doja të rikthehesha në ‘Portokalli. Prandaj dhe u tërhoqa nga ‘Portokallia’ sepse s’po merrja më kënaqësi,  dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokalli’-në. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera. Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa ‘Portokalli’-a dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën… Nuk e di, nuk di çfarë të them, por nuk më tërheq më”, ka treguar moderatorja në një intervistë për revista “Who”, duke shtuar se tashmë do t’i përkushtohet plotësisht familjes së saj.