AKTORJA E NJOHUR BIE NË PUSETË/ Publikon FOTON me shenjat në trup – AlpeGossip
AKTORJA E NJOHUR BIE NË PUSETË/ Publikon FOTON me shenjat në trup

AKTORJA E NJOHUR BIE NË PUSETË/ Publikon FOTON me shenjat në trup

Është e pamundur që të mos kemi dëgjuar nga të afërmit tanë, se krejt papritur kanë rënë në pusetë. Dhe pasi kemi qeshur me këtë histori për disa minuta (mos na gjykoni), kuptojmë se realisht pusetat e hapura janë një kërcënim i madh për qytetarët e Tiranës.

Duket se viktima e rradhës ka qënë aktorja shqiptare, Olta Daku, e cila përmes një postimi në “Instagram” ka njoftuar se ka rënë në pusetë.

Në foton e publikuar, ajo shfaq këmbën e nxirë duke e shoqëruar me përshkrimin: “Përveç meje, kush ka rënë tjetër në pusetë? Pres përgjigje! Flm”

Vjedhja e kapakëve të pusetave është një dukuri që nuk prek vetëm kryeqytetin, por edhe qytetet e tjera të Shqipërisë. Vjedhja e tyre po shton numrin e aksidenteve dhe po vë në rrezik jetën e fëmijëve të vegjël, kalimtarëve të rastit, sidomos natën, ku ka zona që mundon edhe ndriçimi. Duket se bashkitë ndjehen të pafuqishme të luftojnë kundër kësaj dukurie.