Akuzohet gjithmonë se udhëton nga Shkëlzeni, por Armina tregon se kush ka punuar fortë që ajo te jetë e lumtur - AlpeGossip
Akuzohet gjithmonë se udhëton nga Shkëlzeni, por Armina tregon se kush ka punuar fortë që ajo te jetë e lumtur

Akuzohet gjithmonë se udhëton nga Shkëlzeni, por Armina tregon se kush ka punuar fortë që ajo te jetë e lumtur

Ajo është një nga personazhet shqiptar që udhëton më shumë nëpër vende të ndryshme të botës. Po flasim për Armina Mevlanin e cila gjithmonë akuzohet se udhëtimet i mundësohen nga partneri i saj Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por sot ka treguar se ajo ka shëtitur nëpër botë jo vetëm vitet e fundit por që nga fëmijëria e gjatë gjithë adoleshencës. Për këtë ajo ka një falenderim për të bërë për prindërit e saj. Armina ka postuar në Instagram disa foto nga udhëtimet e ndryshme bashkë me shoqërine saj kur ishin akoma të rinj dhe postimet i ka mbyllur me këtë shkrim:

“Unë kam qënë shumë me fat që kam patur një familje të mrekullueshme e cila më ka krijuar mundësin që të udhëtojë dhe ta shijoj jetën duke qënë e lirë. Mami dhe babi kanë qënë dhe janë shokët e mi më të ngushtë! Ata punuan shumë për të më bërë mua të lumtur dhe gjithashtu më mësuan të punoj që në moshën 16-vjeç.”