Alban Ramosaj: Do të shoqërojë një fansen time në momentin më të bukur të jetës së saj – AlpeGossip
Alban Ramosaj: Do të shoqërojë një fansen time në momentin më të bukur të jetës së saj

Alban Ramosaj: Do të shoqërojë një fansen time në momentin më të bukur të jetës së saj

Alban Ramosaj është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptarë e ka shumë fansa që e pëlqejnë dhe e ndjekin në rrjete sociale. Të jesh i famshëm dhe aq i pëlqyer padiskutim që është diçka pozitive dhe është shumë e rëndësishme si sillesh me personat që të ndjekin. I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” këngëtari ka zbuluar se ka vendosur që të lumturojë një fansen e tij. Ajo i ka shkruar dhe e ka ftuar të jetës shoqëruesi i saj në mbrëmjen e maturës.

“Është një fanse që po më kërkon të jem shoqëruesi i saj i maturës . ai që do të shkonte me të ka ndërruar mendje. Dua të shkoj kam shumë qejf. “,- është shprehur Albani. Epo padiskutim që kjo do të jetë një mbrëmje mature për t’u mbajtur mend jo vetëm për fansen por edhe miqtë e saj që do të jenë në atë mbrëmje.