Ariana Grande: “Sulmi në Manchester tregoi më të keqen e njerëzimit” – AlpeGossip
Ariana Grande: “Sulmi në Manchester tregoi më të keqen e njerëzimit”

Ariana Grande: “Sulmi në Manchester tregoi më të keqen e njerëzimit”

Ka kaluar pothuajse një vit pas sulmit që ndodhi në Manchester në koncertin e këngëtares Ariana Grande. 22 vetë u vranë dhe qindra person ambetën të plagosur të plagosur në sulmin bombardues të Manchester Arena.

Pas gjithë kësaj këngëtarja 24-vjeçare ka folur me hollësi për herë të parë për revisten “Time”. Ajo e përshkruan sulmin si gjënë më të keqe që njerëzimi mund të tregonte.

“Unë kurrë nuk nuk kam folur për këtë sepse mendoja se ishte një ndjesi e jetës… Ka kaq shumë njerëz që kanë pësuar një humbje të tillë dhe dhimbje. Pjesa e rikuperimit do të zgjatë përgjithmonë … Muzika supozohet të jetë gjëja më e sigurt në botë. Unë mendoj se kjo është arsyeja pse ende ngjarja është aq e rëndë në zemrën time. Do të doja të kisha më shumë mundësi ta rregulloja. Ju mbase mendoni se me kalimin e kohës bëhet më e lehtë për të folur. Ose thjesht pajtohesh me të. Por çdo ditë pres që paqja të më vijë dhe është ende shumë e dhimbshme “- është shprehur këngëtarja me dhimbje.

Kujtojmë që pas sulmit këngëtarja mbajti një koncert për viktimat e sulmit në Mançester me emrin “One Love Manchester”.

Më shumë se tre milionë euro u mblodhën nga ky koncert ku morën pjesë Katy Perry, Justin Bieber, Liam Gallagher , Miley Cyrus dhe The Black Eyed Peas.