Art në tunele, artisti Rakipllari zbukuron muret në Gjirokastër - AlpeGossip
Art në tunele, artisti Rakipllari zbukuron muret në Gjirokastër

Art në tunele, artisti Rakipllari zbukuron muret në Gjirokastër

Tunelet në Gjirokastër po zbukurohen, artisti Olgert Rakipllari thotë se ka si synim t’i heqë zymtësinë këtyre tuneleve të ndërtuar në periudhën e diktaturës.

Projekti artistik i Olgert Rakipllarit, një artist i ri i artit të rrugës synon transformimin e hyrjes së tunelit nën kalanë e Gjirokastrës.

Në muret anësore Rakipllari ka pikturuar motivet e një qilimi tradicional. Arti i tij synon një përdorim të ri të tuneleve të komunizmit dhe rikthimin e ngjyrave të dikurshme të qytetit.

Arti i tij ka ngjallur kuriozitetin e kalimtarëve dhe mes tyre ka shumë prej tyre që ndihen të kënaqur me ndryshimin.

Olgerti mendon se hapësira urbane ka nevojë që të vlerësohet në të gjithë shtrirjen e saj nga qendra në periferi për ta bërë mjedisin të këndshëm për syrin. Në rastin e Gjirokastrës riinterpretimi i këtyre hapësirave me elementë karakteristike, do t’i kthente edhe mjedise të zymta si këto tunele të ndërtuar gjatë komunizmit në zona të frekuentuara dhe me jetë.

Tuneli është një rrugicë që lidh dy pjesë të qytetit, pazarin me pjesën e njohur si ” lagjet pas kalasë”.