Aspak rastësi! Zbulohet këngëtari i famshëm që do të performojë në dasmën e Justin me Hailey Baldwin – AlpeGossip
Aspak rastësi! Zbulohet këngëtari i famshëm që do të performojë në dasmën e Justin me Hailey Baldwin

Aspak rastësi! Zbulohet këngëtari i famshëm që do të performojë në dasmën e Justin me Hailey Baldwin

Nëse nuk e njihni këngëtarin Post Malone, fillimisht po humbisni super hite dhe së dyti është miku më i mirë i Justin Bieber.

Që nga turi i përbashkët muzikor, tek zënka miqësore në club, apo bashkëpunimi “Déjà vu”, dy këngëtarët kanë një lidhje tejet të veçantë me njëri-tjetrin.

Dhe siç e dini, Justin do të martohet së shpejti me modelen Hailey Baldwin, që nënkupton se edhe miku i tij do të jetë në dasmë. Në një intervistë për “TMZ”, Post Malone u shpreh se ka dëshirë të performojë gjatë dasmës dhe nëse kjo nuk realizohet, atëherë do t’i kërkoj Justin të mbajë lulet atë natë.

“Ai është shumë i lumtur. Unë adhuroj ta shoh atë të buzëqesh! Kjo është më e rëndësishme për mua.” – u shpreh ai për “TMZ” teksa po largohej nga një restorant në California.