BABA I TRE FËMIJËVE/ Flor Binaj ka plane të zgjerojë sërish familjen: Emri që po mendoj – AlpeGossip
BABA I TRE FËMIJËVE/ Flor Binaj ka plane të zgjerojë sërish familjen: Emri që po mendoj

BABA I TRE FËMIJËVE/ Flor Binaj ka plane të zgjerojë sërish familjen: Emri që po mendoj

Florjan Binaj është baba i tre fëmijëve, megjithatë aktori i humorit dëshiron të zgjerojë sërish familjen.

Gjatë një interviste është shprehur se ai dhe bashkëshortja e tij dëshirojnë që të kenë një familje të madhe. Ndërsa rrëfeu se në shtëpi është “Siri” i familjes, pasi “për çdo gjë pyetet babi”.

“Duke qenë se po rriten çmimet, thamë po rrisim dhe ne numrin, por asaj nuk i dihet. Kemi dëshirë të kemi familje të madhe, që fëmijët të kenë njëri-tjetrin. Të jenë ata skuadra, jam Siri i familjes, për çdo gjë pyetet vetëm babi”, tha ai në “Kurthin e Piter Pan”.

Pyetjes së fëmijëve në studion nëse “do të bëhet politikan”, Florian Binaj iu përgjigj: “E kam thënë ditën që politika do bëjë për njerëzit, atë që bën arti atë ditë do vendos kur t’i hyj politikës, por për momentin kjo gjë duket shumë larg.”.