Ajo është një nga këngëtaret më “IN” të momentit dhe është shumë e pëlqyer nga publiku, sidomos ai shqiptar, pasi Bebe Rexha për asnjë gjë në botë se mohon origjinën e saj. Bebe po korr shumë sukses me hitet e fundit dhe këngët e saj çdo javë pushtojnë playlistat më të rëndësishme muzikore botërore.
Së fundmi ajo ka vendosur një rekord në “Billboard Hot 100” duke u bërë këngëtarja e vetme që ka arritur të qëndrojë në këtë playlistë për një vit rresht me këngën e saj “Meant To Be” dhe do të performojë në mbrëmjen magjike të “Victoria’s Secret”.
Ditën e sotme ajo ka publikuar një video nëpërmjet së cilës tregoi se si do jetë pamja e saj në një event që do të këndojë dhe duket me të vërtetë seksi.